Bashkia e qytetit Shangai vendosi të premten në një mbledhje të saj që të ndalojë, që prej asaj dite, reagimin e shkallës së tretë të trajtimit urgjent të gripit H7N9 dhe puna parandaluese të kthehet në gjendjen normale. Një masë e tillë u mor për arsye se gjatë 20 ditëve të fundit nuk ka ndodhur asnjë rast infektimi nga gripi i shpendëve H7N9. 458 veta në kontakt të ngushtë me të infektuarit nuk janë më në mbikëqyrje mjekësore dhe tani gjendja ndodhet nën kontroll. (Du/Artani)