PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina shton eksportet në tregjet e reja dhe vendet në zhvillim
2013-05-09 19:39:51 CRI Komenti juaj Printoni
Vitet e fundit, para një situate të ndërlikuar ekonomike të brendshme e të jashtme në ndryshim të shpeshtë, Kina ka shpejtuar rregullimin strukturor të tregtisë së jashtme dhe ka pasur përparim të dukshëm në këtë drejtim. Ministria e Tregtisë bëri të ditur se vjet është shtuar shpejt vëllimi i eksportit të produkteve kineze në tregjet e reja dhe vendet në zhvillim.

Në një konferencë shtypi të organizuar të enjten, nënkryetari i Shoqatës së Ndërmarrjeve të Import-Eksportit të Produkteve të Industrisë së Lehtë Li Wenfeng tha se vitin e kaluar eksporti i këtyre produkteve nga Kina në vendet anëtare të ASEAN-it, Afrikës së Jugut, Brazilit, Rusisë etj., u shtua përkatësisht 42.7 %, 29.6%, 21.7% dhe 17.5%.

Nga ana e tij, zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë Yao Jian u shpreh se, edhe pse është ulur në mënyrë të dukshme eksporti i lëndëve djegëse natyrore, metaleve të ndryshme, mineraleve jometalike etj., është duke u ngritur vëllimi i produkteve industriale të eksportuara. "Pajisjet e transportit me shina janë futur në tregun ndërkombëtar. Gjithashtu, rritje të shpejtë shënoi edhe eksporti i agregateve të prodhimit të energjisë elektrike, i linjave të prodhimit të çimentos, i anijeve të mëdha të transportit etj.," bëri të ditur z. Yao.

Vitet e fundit Kina ka marrë masa të tilla, si ulja e tarifave doganore, lehtësimi i mbikëqyrjes së importeve etj., për të shtuar më tej këto të fundit. Vëllimi i importit të Kinës ka pasur një rritje mesatare vjetore prej 13.7% që nga viti 2007. Shtimi i importeve jo vetëm ka luajtur një rol të rëndësishëm në shkallëzimin e strukturës së brendshme industriale, garantimin e furnizimit me energji e burime natyrore dhe nxitjen e konsumit të brendshëm, por edhe ka përmirësuar gjendjen e bilancit tregtar. Vjet suficiti tregtar i Kinës u ul 11.9 % në krahasim me para pesë vjetësh, duke zënë 2.8 % të GDP-së së vendit, shifër kjo brenda kritereve ndërkombëtare.

(Çan Jean/Artani)

 

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China