PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina: Londra, masa konkrete për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe
2013-05-09 20:33:22 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Hua Chunying u shpreh në një konferencë shtypi të enjten në Pekin se pala kineze shpreson se Britania e Madhe do të respektojë shqetësimet e palës kineze dhe do të marrë masa konkrete, në mënyrë që marrëdhëniet midis dy vendeve të kthehen përsëri në rrugën e zhvillimit të shëndetshëm.

Kryeministri britanik David Kameron u shpreh të mërkurën në një seancë parlamentare se Londra pohon se Tibeti është pjesë e Kinës dhe nuk e përkrah "pavarësinë e Tibetit", respekton sovranitetin e Kinës dhe shpreson të vendosë marrëdhënie të forta me Kinën. Në përgjigje të kërkesës për të komentuar lidhur me këtë deklaratë, znj. Hua tha se Tibeti është një pjesë e pandarë e Kinës dhe çështja e Tibetit është çështje e brendshme e Kinës. Dalai Lama është një mërgimtar politik që synon përçarjen e vendit me pretektin fetar. Pala kineze kundërshton me vendosmëri takimin e çfarëdo politikani të huaj dhe të çfarëdolloji me Dalai Lamën dhe ndërhyrjen e cilido vendi me çfarëdo preteksti në punët e brendshme të Kinës. (Du/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China