PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina: Për agresionin militarist të Japonisë ka fakte të forta
2013-05-09 19:50:20 CRI Komenti juaj Printoni
Në një konferencë shtypi të organizuar të enjten në Pekin, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Hua Chunying shprehu shpresën se pala japoneze "do ta trajtojë historinë si një pasqyrë" dhe do të fitojë me veprime konkrete besimin e vendeve fqinje aziatike e të bashkësisë ndërkombëtare.

Sipas njoftimeve, kryeministri japonez Shinzo Abe u shpreh në një debat parlamentar të mërkurën se në qarqet akademike ka diskutime lidhur me përkufizimin e agresionit dhe politikanët nuk duhet të ndërhyjnë. E pyetur për këtë deklaratë, znj. Hua u shpreh se pala kineze e ka vënë re qëndrimin e liderit japonez mbi problemin historik. Sipas saj, për agresionin militarist të Japonisë ekzistojnë fakte të forta dhe bashkësia ndërkombëtare e ka dhënë prej kohësh përfundimin për këtë, prandaj ky nuk është një problem akademik.

Zëdhënësja e diplomacisë kineze ritheksoi se Tokioja duhet ta përballojë me sinqeritet të kaluarën, pasi vetëm kështu do ta hapë të ardhmen e vet. Kina do të vazhdojë të ndjekë me vëmendje fjalët dhe veprimet e palës japoneze. (Du/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China