Kombet e Bashkuara konfirmuan se një grup rebelësh në Siri po mbajnë peng katër paqeruajtës në Lartësitë Golan.
Zona e Golanit, ndan Sirinë nga Izraeli.
Martin Nesirky është zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së.
"Ne mund të konfirmojmë se katër paqeruajtës me mision vëzhgimi janë ndaluar nga një grup i armatosur i paidentifikuar. Të katërt janë nga batalioni filipinas. Jemi duke bërë përpjekje për lirimin e tyre," tha zëdhënësi.
Brigada e Martirëve Yarmouk ka marrë përgjegjësinë e ndalimit të paqeruajtësve.
Kjo është hera e dytë që vëzhgues të paarmatosur të OKB-së ndalohen në Lartësitë Golan. (Leftion Peristeri)