PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Koreja e Veriut, kundër stërvitjeve ushtarake të K. së Jugut
2013-05-07 15:34:18 CRI Komenti juaj Printoni

Koreja e Veriut ka ritheksuar se "do të kundërpërgjigjet menjëherë nëse kundërshtarët nisin goditje kërcënuese në ujërat e Detit të Kinës Lindore."

Deklarata e Komandës së Ushtrisë Popullore Koreanoveriore në Frontin Jugperëndimor i referohet stërvitjeve ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut.

Në këtë komunikatë thuhet se sapo kanë përfunduar manovrat e përbashkëta ushtarake, por SHBA-ja dhe Koreja e Jugut nisën përsëri më 5 maj stërvitje me artileri në ujërat detare në perëndim të Gadishullit Korean dhe rreth ishujve Bailing dhe Yanping.

Krahas kësaj, më 6 maj, SHBA-ja dhe Koreja e Jugut nisën stërvitje me anti-nëndetëse në ujërat në perëndim të gadishullit, duke planifikuar për një manovër tjetër ushtarake me pjesëmarrjen e aeroplanmbajtëses "Nimitz". "Kjo tregon që SHBA-ja dhe Koreja e Jugut po vijojnë me provokimet dhe po orvaten të drejtojnë situatën e tanishme në luftë," thotë deklarata.

Po të njejtën ditë, mediat koreanojugore dhe ato amerikane raportuan se Koreja e Veriut kishte dislokuar raketat nga fusha e lëshimit në pjesën lindore. Analistët janë të mendimit se Peniani i ka transportuar raketat në një pikë rezervimi.(Jiang Lei/Albana)

 

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China