PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Park Geun Hye takohet me shefin e OKB-së
2013-05-07 11:25:23 CRI Komenti juaj Printoni

Presidentja e Koresë së Jugut Park Geun Hye zhvilloi paraditen e së hënës bisedime me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon. Kjo është hera e parë që Park Geun Hye viziton selinë e Kombeve të Bashkuara që pas marrjes së detyrës si presidente.

Kryefjala në këto bisedime ishte çështja e Koresë së Veriut.

Park Geun Hye u shpreh se Seuli është i vendosur në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, nëpërmjet rrugëve të dialogut dhe ndërtimit të besimit reciprok.

Nga ana e tij, Ban Ki-Moon shprehu mbështetje të fortë për këtë çështje, si dhe u tregua i gatshëm për të bërë përpjekje për eleminimin e tensioneve në Gadishullin Korean, për mbrojtjen e paqes dhe stabilitetit.

Në këtë takim, ata diskutuan gjithashtu edhe për çështje të tjera si përballimi i ndryshimit të klimës dhe mbi zhvillimin e vazhdueshëm. (Fang Xiaoyu/Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China