Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Hua Chunying u kërkoi të martën në Pekin palëve përkatëse të respektojnë tërësinë territoriale dhe sovranitetin e Sirisë, të ruajnë gjakftohtësinë, të mos përdorin forcën dhe të mos ndërmarrin veprime që mund të përshkallëzojnë tensionet. Z. Hua i bëri këto komente pas deklaratës së Damaskut se do t'u kundërpërgjigjet sulmeve ajrore të Izraelit. Ajo tha gjithashtu se të gjitha palët duhet të luajnë një rol të përgjegjshëm dhe konstruktiv për të nxitur zgjidhjen politike të problemit sirian.
Duke folur për gjendjen e tanishme në Siri, zëdhënësja e diplomacisë kineze u shpreh gjithashtu se Pekini ka qenë gjithmonë i mendimit se mjetet politike janë rruga e vetme e drejtë për zgjidhjen e problemit të Sirisë. Ajo u bëri thirrje palëve të ndryshme të vënë në vend të parë interesat thelbësore të popullit sirian dhe të nisin sa më parë dialogun dhe procesin e tranzicionit politik. (Vera/Artani)