Këshilli për të drejtat e njeriut i Kombeve të Bashkuara njoftoi të martën emërimin e dy anëtarëve shtesë të komisionit hetimor për shkeljen e të drejtave të njeriut në Korenë e Veriut.
Ish gjykatësi australian Michael Donald Kirby do të jetë kryetari i komisionit prej tre anëtarësh, në të cilin bëjnë pjesë edhe Sonja Biserko, themeluese e presidente e Komitetit të Helsinkit në Serbi dhe raportuesi special për të drejtat e njeriut në Korenë e Veriut, Marzuki Darusman.
Ekipi do të hetojë në bazë të mandatit që ka marrë në 21 mars. (Ardi Pulaj)