Komisioni Hetimor i OKB-së për Sirinë deklaroi të hënën në Gjenevë se ende nuk ka dëshmi të plota që mund të vërtetojnë përdorimin e armëve kimike në Siri.
Kreu i Komisionit theksoi se palët e ndryshme të konfliktit duhet ta kenë të qartë se është absolutisht i ndaluar përdorimi i armëve kimike.
Një ditë më parë, anëtarja e Komisionit të Pavarur të OKB-së për hetimin në Siri Carla Del Ponte u shpreh se ka dyshime se kryengritësit kanë përdorur armë kimike gjatë konflikteve me forcat qeveritare.
Për këtë, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney u shpreh të hënën se SHBA-ja dyshon në dëshmitë se është opozita siriane ajo që ka përdorur armë kimike, duke shtuar se mund të jenë forcat qeveritare në Siri ato që kanë përdorur armë kimike. (Zhan Dian/Albana)