Sipas raportit të "Price Waterhouse Coopers", shpeshtësia e blerjeve nga ana e konsumatorëve kinezë është më e lartë se nivelin mesatar ndërkombëtar. Në Kinë, 58% e të anketuarëve bëjnë blerje online të paktën 1 herë në javë.
Në raport thuhet gjithashtu se, konsumatorët kinezë blejnë më shpesh në internet dhe 24% e tyre shprehen se në 12 muajt e ardhshëm do të përdorin kompjuterin tabletë ose celularin për të bërë blerje online. Kjo shifër në nivel ndërkombëtar është 11%.
Në raport u përfshinë 11 mijë të anketuar nga 11 vende të ndryshme, që bëjnë blerje online.(Zhan Dian/Albana)