Forcat e armatosura turke do të zhvillojnë një stërvitje ushtarake dhjetë ditore në provincën jugore Adana, në kufi me Sirinë, raportuan të hënën mediat e Ankarasë.
Manovra synon të testojë sistemin e mobilizimit dhe koordinimit mes institucioneve publike dhe forcave të armatosura, nëse një gjë e tillë do të kërkohet. (Ardi Pulaj)