Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nisën të hënën një stërvitje ushtarake pesë ditore në Detin e Verdhë, pjesë e së cilës është edhe një nëndetëse bërthamore.
Edhe destrojerët "Aegis" dhe avionët për monitorimin e detit "P-3C", të cilët u morën nga bazat amerikane, do të përdoren gjatë kësaj stërvitjeje, njoftuan mediat.
Një ditë më parë, Koreja e Veriut tha se nëse Seuli vërtet shqetësohet për të ardhmen e kompleksit industrial në Kaesong, duhet të ndalë strategjitë armiqësore dhe stërvitjet provokative ushtarake ndaj Penianit.
Por Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut tha se stërvitja do të zhvillohet sipas planit. (Ardi Pulaj)