Anëtarja e Komisionit të Pavarur të OKB-së për hetimin në Siri Carla Del Ponte u shpreh të dielën në Gjenevë se hetuesit kanë marrë dëshmitë nga viktimat e konfliktit dhe stafi mjekësor se opozita siriane ka përdorur armë kimike në konfliktet me forcave qeveritare.
Ndërkohë, Del Ponte nuk ka dhënë detaje të mëtejshme për kohën dhe vendin që janë përdorur këto armë. (Zhan Dian/Albana)