Kanë kaluar 16 ditë që nga rënia e tërmetit më 20 prill në Lushan të provincës Sichuan dhe situata atje ka pësuar shumë ndryshime si në shpërndarjen e materialeve të shpëtimit, zhvendosjen e banorëve të prekur, dhe rindërtimin e zonës pas tërmetit. Qeveria e Ya'an po u përgjigjet aktivisht kërkesave të banorëve, ka forcuar sigurinë si dhe po nxit menaxhimin e standardizuar të vendbanimeve të përkohshme.
Autoritetet e Ya'an shprehen se për të zgjidhur mosmarrëveshjet, qeveria ka lëshuar disa dokumente udhëzuese ku kërkohet ndërmjetësimi i banorëve, ndërmjetësimi administrativ dhe ligjor etj. Ndërkohë, autoritetet e shëndetit në zonën e prekur theksojnë se nuk ka patur raste të shpërthimit të epidemive dhe çështje të shëndetit publik në këtë zonë. (Fang Xiaoyu/Albana)