Izraeli goditi nga ajri Sirinë, njoftoi rrjeti televiziv, CNN, që i referohej zyrtarëve të lartë amerikanë, të cilët folën në kushte anonimati.
Mendohet se ngjarja ka ndodhur brenda hapësirës kohore të së enjtes dhe të premtes. Nuk ka shumë informacione, por situata po hetohet.
Zyrtarët besojnë se avionët ushtarakë nuk kanë hyrë brenda territorit sirian gjatë kryerjes së sulmeve nga ajri dhe nuk kanë goditur depot e armëve kimike.
Izraeli deri më tani nuk ka bërë asnjë koment për ngjarjen. (Zhan Dian/ Ardi Pulaj)