Presidenti amerikan Barak Obama deklaroi se nuk do të ketë ndërhyrje nga toka në Siri, pasi një gjë e tillë nuk është në të mirë as të SHBA-ve e as të Sirisë.
Deklarata e shefit të Shtëpisë së Bardhë u bë gjatë një vizite në Kosta Rikë.
Ai theksoi se për zgjidhjen e krizës siriane, Uashingtoni nuk përjashton asnjë mundësi, por shtoi se aktualisht nuk është i nevojshëm dërgimi i ushtarëve në terren, edhe pse disa vende të Lindjes së Mesme e mbështesin një opsion të tillë.
Obama shtoi se ekzistojnë dëshmi të mjaftueshme për të vërtetuar se ushtria siriane ka përdorur armë kimike dhe premtoi se këto fakte do t'ia paraqesë edhe komunitetit ndërkombëtar.
Më herët, sekretari amerikan i Mbojtjes Chuck Hagel deklaroi se Uashingtoni ka shtuar presionin ndaj qeverisë siriane dhe ka ofruar ndihmë për opozitën, por pa arritur ndonjë progres në zgjidhjen e krizës. (Zhan Dian/ Ardi Pulaj)