Në raportin e parë mbi zhvillimin ushtarak të Koresë së Veriut që Pentagoni ia paraqiti më 2 maj Kongresit, thuhet se Koreja e Veriut ka bërë progres në zhvillimin e armëve bërthamore dhe të raketave balistike me rreze të gjatë, duke treguar se ky vend mund të përbëjë një kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA-së.
Në raport thuhet gjithashtu se Peniani vazhdon të investojë në infrastrukturën bërthamore dhe deri tani ka kryer 3 prova bërthamore. (Du/Albana)