Autoritetet kineze kanë shtuar kontrollet për pastrimin dhe dezinfektimin e tregjeve të shpendëve të gjalla. Për këtë qëllim disa tregje në Guangdong do të mbyllen gjatë fundjavës, ndërsa është ndërhyrë për mbylljen e atyre të paligjshme.
Masat merren pasi në Dongguan u zbulua një rast, që dyshohet se është prekur nga gripi i shpendëve.
Ndërkohë autoritetet në Shandong do të japin subvencione për fshatarët që janë prekur nga pasojat e përhapjes së H7N9-ës.
"Çmimi i pulave ështe rreth 15 juanë për kilogram. Mund të shesim 30 pula në ditë, nëse jemi me fat, por në të shumtën e rasteve shesim vetëm disa. Para shfaqjes së H7N9-ës shisnim 100 pula në ditë", thotë një tregtar.
Numri total i të prekurve nga H7N9 në Kinë është 127; 27 prej të cilëve kanë humbur jetën e 26 janë shëruar. Të tjerët po trajtohen në spital. (Ardi Pulaj)