PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina, forcë e patundur në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Detin e Kinës Jugore
2013-05-03 20:11:21 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi u takua të enjten me homologun e vet indonezian Marty M. Natalegawa.

Pas takimit të dyja palët zhvilluan një konferencë të përbashkët shtypi, ku Wang Yi shtjelloi qendrimin e palës kineze mbi problemin e Detit të Kinës Jugore.

Wang Yi theksoi se Kina ka dëshmi të bollshme historike dhe ligjore që mund të vërtetojnë se sovraniteti i ishujve Nansha dhe ujërave përreth i takon Kinës. Si vend i madh përgjegjës, qëndrimi i Kinës në çështjen e Detit të Kinës Jugore është i vendosur. Së pari, Kina është e angazhuar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Detin e Kinës Jugore, së dyti, Kina i kushton rëndësi zbatimit të plotë nga të gjitha anët të Deklaratës së Sjelljes së Palëve në Detin e Kinës Jugore dhe së treti, Kina është e gatshme të punojë me palët përkatëse në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve nëpërmjet konsultimeve miqësore.

Wang Yi u shpreh gjithashtu se Kina do të vazhdojë të bashkëpunojë me vendet e ASEAN-it, për paqen dhe stabilitetin rajonal. (Vera/Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China