Qëndrimin e tij Xi e shprehu në një udhëzim të lëshuar të premten për operacionet e ndihmës pas tërmetit 7 ballësh që tronditi provincën jugperëndimore të Kinës Sichuan më 20 prill, duke lënë deri tani 196 të vdekur dhe 21 të humbur.
Ai bëri thirrje për fillimin sa më shpejt të rindërtimit në zonën e prekur nga tërmeti. Xi kërkoi një plan që bazohet te përvoja e suksesshme nga puna e rindërtimit pas tërmetit me magnitudë 8 ballë që shkatërroi fshatin Wenchuan po në provincën në Sichuan më 12 maj të vitit 2008. (Leftion Peristeri)