Një qytetar amerikan u dënua të martën me 15 vjet punë të detyruar nga Gjykata e Lartë e Republikës Demokratike Popullore të Koresë (RDPK), agjencia bëri të ditur të enjten agjencia zyrtare e lajmeve KCNA.
Pae Jun Ho u arrestua ndërsa "kryente veprimtari armiqësore kundër RDPK-së" pas ardhjes si turist në nëntorin e vitit të kaluar, tha kjo agjenci, duke shtuar se gjatë hetimit paraprak, Pae "ka pranuar se ka kryer krime që kanë për qëllim të rrëzojnë RDPK-së." Sipas KCNA-së, krimet e tij janë "të provuara me fakte".
Në janarin e sivjetshëm, ish-guvernatori i shtetit të Nju-Meksikos në ShBA Bill Richardson dhe kryeekzekutivi i kompanisë "Google" Eric Schmidt bënë një vizitë "private humanitare" në Phenian lidhur me lirimin e Pae-s. (Artani)
.