PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Damasku akuzon rebelët për ekspozimin e njerëzve ndaj lëndëve kimike
2013-05-02 11:16:20 CRI Komenti juaj Printoni

Media shtetërore siriane u shpreh të mërkurën se kryengritësit në provincën veriperëndimore të Idlibit kanë vrarë një numër njerëzish me anë të një lëngu të panjohur.

"Avujt e nxjerrë nga bidonat me lëndë të lëngshme, të ruajtura nga një bari në shtëpinë e tij në qytezën Saraqeb në pjesën rurale të Idlibit, vranë mysafirin e tij dhe atë vetë, teksa një prej fëmijëve të shtëpisë hapi njërin prej këtyre bidonave," bëri të ditur agjencia shtetërore e lajmeve SANA.

Në një njoftim të vet të mëparshëm, SANA është shprehur se persona të armatosur hodhën "një pluhur të panjohur" në fytyrën e një numri njerëzish në Idlib. Sipas SANA-s, viktimat shfaqën shenja mbytjeje, të dridhura dhe simptoma të tjera në rrugët e frymëmarrjes dhe "terroristët" i çuan ata në spitalet turke, me qëllim akuzimin e forcave siriane se kanë përdorur armë kimike.

Qeveria e Sirisë dhe kryengritësit e armatosur kanë shkëmbyer akuza mbi përdorimin e armëve kimike gjatë konfliktit të përgjakshëm në këtë vend. (Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China