Një institut kërkimor amerikan bëri të ditur të mërkurën se reaktori i ujit të lehtë që Koreja e Veriut filloi të ndërtojë para tre vjetësh, do të përfundojë së shpejti. "Reaktori do të shfrytëzohet kryesisht për prodhimin e energjisë elektrike, por mund të përdoret edhe për të prodhuar lëndë të parë për prodhimin e armëve bërthamore," thuhet në një raport të publikuar të mërkurën nga Instituti i Studimeve ShBA-Kore e Veriut pranë Universitetit amerikan "Johns Hopkins".
Sipas raportit, imazhet më të fundit satelitore tregojnë se ndërtimi i reaktorit të ujit të lehtë në centralin bërthamor të Yongbyonit në Korenë e Veriut është drejt përfundimit. Nëse nuk do të ketë probleme në furnizimin me uranium të pasuruar, raporti parashikon se reaktori do të vihet në përdorim në gjashtëmujorin e parë të vitit të ardhshëm.
(Çan Jean/Artani)