PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Obama sheh mundësinë e dhënies së armëve për opozitën siriane
2013-05-02 17:52:26 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas një artikulli të botuar të martën nga gazeta amerikane "Washington Post", qeveria amerikane po shqyrton mundësinë e dhënies së ndihmës me armë për opozitën siriane. Presidenti Barak Obama do të vendosë lidhur me këtë brenda disa javësh.

Sipas një zyrtari të lartë amerikan, Obama "është i gatshëm për t'i dhënë armë vdekjeprurëse opozitës siriane" dhe do të marrë masa për luajtjen e një roli drejtues në përmbysjen e qeverisë së presidentit Bashar al-Asad.

Zyrtari në fjalë u shpreh gjithashtu se administrata e Obamës kërkon ende që kriza siriane të zgjidhet me mjete politike dhe po përpiqet ta bindë presidentin rus Vladimir Putin të ndalojë mbështetjen për qeverinë e Sirisë. Të dy presidentët do të takohen në samitin e G8-s në Irlandën e Veriut në qershor, por ka mundësi që kreu i Shtëpisë së Bardhë ta ketë marrë tashmë vendimin për dhënien e armëve para këtij takimi. (Fang Xiaoyu/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China