PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Lushan, gati furnizimi i përgjithshëm me ujë
2013-05-01 20:22:39 CRI Komenti juaj Printoni
Drejtoria e Ujërave e qytetit Ya'an të Kinës Jugperëndimore bëri të ditur të mërkurën se ka nisur furnizimi me ujë i më shumë se 99 % të 1.02 milion banorëve të prekur nga tërmeti i rënë muajin e kaluar në distriktin Lushan të këtij qyteti. 

Ndërkohë, bashkia e Ya'an-it ka shpejtuar punën e vlerësimit të shkallës së dëmit, mbi bazën e të cilit po zhvillohen riparimi, forcimi dhe prishja e ndërtesave. Deri të martën janë ndërtuar banesa të përkohshme, me një sipërfaqe 24 mijë metra katrorë.

Në orën 8:02 të 24 prillit sipas orës së Pekinit, një tërmet i fuqishëm prej 7.0 ballësh të shkallës Rihter ra në distriktin Lushan të qytetit Ya'an të provincës Sichuan të Kinës Jugperëndimore. Mbi 99 % e ndërtesave në epiqendrën e tërmetit u shembën. 1.52 milion banorë dhe sipërfaqe mbi 125 mijë kilometra katrore u prekën nga 405 tërmete të vogla që ranë gjatë ditëve të mëpasme. Tërmeti ka shkaktuar deri tani 196 të vdekur, 21 veta të zhdukur dhe mbi 11 mijë të plagosur.

(Çan Jean/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China