Zëdhënësi i OKB-së tha të martën se Kombet e e Bashkuara ende nuk kanë arritur një marrëveshje për hetimin e armëve kimike në Siri.
OKB-ja nuk ka arritur deri tani konsensus për krijimin e një misioni faktmbledhës për përdorimin e armëve kimike në Siri, u shpreh zëdhënësi Martin Nesirky.
Muajin e kaluar, qeveria siriane akuzoi kryengritësit në veri të Sirisë
se qëlluan me raketa kimike në qytetin Khan al-Asal, nga ku mbetën të vrarë më shumë se 26 persona. Rebelët i mohuan akuzat dhe fajësuan forcat qeveritare.
(Albana)