Të paktën 13 persona kanë mbetur të vrarë dhe 70 të tjerë janë plagosur si pasojë e shpërthimit të një autobombe në zemër të kryeqytetit sirian, Damask, njoftuan mediet vendëse.
Shpërthimi kishte në shënjestër një nga portat e Ministrisë së Mbrojtjes, theksojnë mediet vendëse, duke shtuar se shumë prej të plagosurëve janë në gjendje kritike për jetën. (Albana)