Një autobombë shpërtheu të martën në zemër të kryeqytetit sirian, Damask, në afërsi të ndërtesës së vjetër të Ministrisë siriane të Mbrojtjes, njoftojnë mediat lokale.
Raportet bëjnë të ditur se nga shpërthimi i autobombës ka patur disa viktima, por ende nuk dihet numri i saktë.
Shpërthimi ndodhi një ditë pas një sulmi me autobombë që kishte në shënjestër autokolonën e kryeminstrit Wael al-Halqi, ku mbetën të vrarë e të plagosur të paktën 20 njerëz. Raportohet se Al-Halqi i mbijetoi sulmit.
Shpërthimet në Siri po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, pasi rrjeti i terroristëve është bërë më aktiv në tokën siriane, veçanërisht pas angazhimit me Frontin radikal "Nusra". (Albana)