Komisioni Shtetëror i Shëndetit dhe i Planifikimit Familjar i Kinës njoftoi të hënën se në zonën ku ra tërmeti, në provincën Sichuan, nuk janë zbuluar epidemi dhe ngjarje të shëndetësisë publike.
Sipas njoftimeve, deri në orën 12:00 të 29 prillit, 44 prej të plagosurve janë të sëmurë rëndë dhe 49 ndodhen në rrezik për jetën.
Ndërkohë, situata në Lushan po shkon drejt normalizimit dhe problemet kryesore si ushqimi, banesat, furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijshëm janë zgjidhur. (Zhan Dian/Albana)