Parlamenti grek miratoi të dielën një paketë reformash, ku përshihet edhe pakësimi në një masë të madhe i nëpunësve të shtetit, duke hapur kështu rrugën për marrjen e kredisë së ndihmës prej 8.8 miliardë eurosh.
Nga 300 deputetët e parlamentit grek, 168 prej tyre, anëtarë të tre partive të koalicionit qeveritar, votuan pro kësaj pakete.
Sipas paketës së reformave, para vitit 2015 Greqia do të shkurtojë 15 mijë nëpunës shtetërorë, 4 mijë prej të cilëve sivjet. Paketa përfshin gjithashtu edhe lehtësimin e kontrollit mbi shumë sektorë dhe mbi tregun.
Para miratimit të kësaj pakete, sindikata e nëpunësve shtetërorë organizoi një protestë jashtë ndërtesës së parlamentit. Sipas kësaj sindikate, paketa e re e reformave në Greqi do të rritë përqindjen e papunësisë, që ka arritur tashmë në 27%, si edhe do të shtojë më tej vuajtjet e qytetarëve. (Fang Xiaoyu/Artani)