Grupi i përbashkët i kontrollit, i ngritur nga Ministria e Bujqësisë e Kinës dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, u shpreh të hënën se nuk ka dëshmi se ngrënia e mishit të shpendëve shtëpiake, e vezëve ose e produkteve përkatëse të gatuara e të përpunuara siç duhet, përbën rrezik për infektimin nga virusi i gripit H7N9.
Grupi i kontrollit i Ministrisë së Bujqësisë dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë kreu që nga 25 prilli hetime në Shangai e Zhejiang dhe në Laboratorin Kombëtar të Gripit të Shpendëve. Grupi vuri në dukje se nuk ka zbuluar në fermat e shpendëve shtëpiake virusin H7N9 dhe se rreziku i përhapjes së virusit nga këto ferma është i ulët. Sipas grupi,t rreziku më i madh i infektimit nga H7N9 vjen kryesisht nga tregjet e shpendëve të gjalla, ndaj kërkoi shtimin e kontrollit e të mbikëqyrjes mbi këto tregje, por edhe në fermat e shpendëve. (Vera/Artani)