Kryeministri sirian Wael al- Halqi u pa të hënën direkt në televizionin shtetëror teksa takonte disa zyrtarë qeveritarë, menjëherë pasi i mbijetoi një atentati me makinë bombë, që shënjestroi autokolonën e tij, më herët gjatë ditës në Damask.
Al-Halqi diskutoi çështje ekonomike me anëtarët e kabinetit, por nuk foli asnjë detaj për atentatin, i cili ndodhi në lagjen perëndimore të Damaskut al-Mazzeh, të hënën në mëngjes, duke vrarë të paktën tetë njerëz dhe duke plagosur shumë të tjerë.
Një pjesëtar i eskortës së al-Halqi-t besohet se ka mbetur i vdekur gjatë sulmit, ndërsa njoftimet nga vendngjarja flasim për dëme të shumta materiale.
Mbetja në tentativë e vrasjes së një zyrtari të lartë të qeverisë, është e fundit e një serie atentatesh, që kanë shënjestruar njëkohësisht edhe krerë të ushtrisë. (Leftion Peristeri)