Në provincën Sichuan të Kinës u zhvillua të shtunën homazhe për viktimat e tërmetit "të 20 prillit" me fuqi 7.0 ballë. Aty ishin afro 140 përfaqësues, pjesë e personelit që mori pjesë në operacionet e shpëtimit.
Homazhet nisën në orën 8:02 të mëngjesit më rënien e sirenave, ndërsa njerëzit me lule të bardha në gjoks, qëndruan për 3 minuta dhe më pas i vendosën lulet te monumenti përkujtimor.
Pjesëtarë të operacioneve të shpëtimit u zotuan të vazhdojnë dhënien e ndihmës për zonat e prekura dhe rindërtimin e shtëpive. Vetë banorët e prekur thonë se do të përpiqen me të gjitha forcat për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)