SHBA-ja dhe aleatët e saj kanë risjellë temën e përdorimit të armëve kimike nga Siria, pavarësisht se Damasku e ka mohuar një gjë të tillë.
Shtëpia e Bardhë tha se qeveria siriane ka përdorur armë kimike në përballjen me trupat opozitare.
Por zv/ministri i jashtëm i Sirisë, Faisal Mekdad i hodhi poshtë akuzat, duke thënë se kurrë nuk janë përdorur armë të tilla, as në qytetin Kan al-Assal në Alepo, në veri të vendit, apo diku gjetkë.
Palët në Siri kanë akuzuar në vijimësi njëra-tjetrën për përdorimin e armëve kimike, si pasojë e të cilave humbën jetën të paktën 25 persona në një fshat në veri të vendit.
Kombet e Bashkuara kanë mbetur peng i bisedimeve për detajet teknike me Sirinë për nisjen e një grupi hetimor për këtë çështje. (Ardi Pulaj)