Zv.kryetari i provincës Sichuan, Zhong Mian shpalli të mërkurën se në zonat e prekura nga tërmeti i Lushan-it do të nisë kontrolli i gjithanshëm mbi rreziqe të mundshme dhe informacionet përkatëse do të publikohen në kohë.
Ndërkohë, ekipi kombëtar për shpëtimin emergjent ka filluar kontrollin metër më metër në Lushan dhe Baoxing, që janë goditur rëndë nga tërmeti.
Zhong Mian u shpreh se provinca Sichuan do të mobilizojë grupet e specializuara për kontrollin e mëtejshëm mbi rreziqe të mundshme gjeologjike, për të parandaluar fatkeqësi. Sipas tij, të gjitha informacionet do të publikohen në kohë reale.
"Më 26 prill, informacionet e para mbi rreziqe potenciale do të transmetohen në mënyrë të vazhdueshme në media," tha Zhong Mian.
Krahas kësaj, edhe ekipi kombëtar i shpëtimit ka dërguar 3 ekipe shpëtimi dhe 1 ekip mjekësor në zonat e prekura Lushan dhe Baoxing, për të bërë vlerësime dhe kontroll të hollësishëm mbi ndërtesat lokale dhe duke asistuar në transportin e materialeve ndihmëse. (Jiang Lei/Albana)