PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
H7N9, nuk ka fakte për transmetimin mes njerëzve
2013-04-24 19:38:00 CRI Komenti juaj Printoni

Kina dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thanë të mërkurën se të gjitha rastet e infektuarve me virusin H7N9 janë sporadike dhe se nuk ka fakte për transmetimin nga njeriu te njeriu.

"Megjithëse ka disa raste infektimi në një familje, nuk ka fakte të qarta që të tregojnë se virusi është transmetuar nga i njëjti burim, ose mes njerëzve", thuhet në një deklaratë të përbashkët të autoriteteve kineze dhe OBSH-së.

Por OBSH nuk përjashton mundësinë e një fenomeni të tillë, në një kohë që shkencëtarët nuk janë të sigurtë nëse virusi do të zhvillohet e do të jetë në gjendje të transmetohet nga njeriu te njeriu.

Ndihmës drejtori i përgjithshëm për sigurinë e shëndetit pranë OBSH-së, Keiji Fukuda, vlerësoi punën e autoriteteve kineze në përballjen me virusin H7N9.

Ai përmendi ndërhyrjen e shpejtë të institucioneve për parandalimin e kontrollin e sëmundjeve e të qeverive lokale. (Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China