Autoritetet në Kinën kontinentale i kanë ofruar Tajvanit deri të hënën 21 raporte të përditësuara për situatën e virusit H7N9, tha të mërkurën zëdhënësja e Zyrës për Çështjet e Tajvanit pranë qeverisë së Pekinit, Fan Liqing.
Kjo është bërë në kuadër të marrëveshjes së posaçme të bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë.
"Ekzemplarë të virusit H7N9 janë dërguar më 20 prill në Tajvan për të kryer studime të përbashkëta dhe autoritetet në Kinën kontinentale organizuan vizitën në Pekin të disa ekspertëve nga Tajvani, për të ndjekur e kuptuar ecurinë e sëmundjes", tha zëdhënësja Fan. (Ardi Pulaj)