Puna e shpëtimit pas tërmetit 7.0 ballësh që tronditi Lushanin e provincës Sichuan ka hyrë në ditën e 4-t. Autoritetet e Sichuan njoftuan se deri në orën 12:00 të së hënës, tërmeti i Lushanit ka prekur mbi 1.99 milionë banorë dhe ka shkaktuar 193 viktima dhe 25 të zhdukur.
Shefi i ekipit për punën e kërkim-shpëtimit u shpreh se puna për kërkimin dhe shpëtimin e të mbijetuarëve po zhvillohet intensivisht dhe shpresat janë të mëdha. Ndërkohë, materialet e ndihmës po transportohen me urgjencë dhe po vijon puna për rindërtimin e zonës, ngritjen e banesave të përkohshme, parandalimin e epidemive të mundshme etj. (Fang Xiaoyu/Albana)