Presidenti kinez Xi Jinping u takua të martën në Pekin me zyrtarin e lartë ushtarak amerikan Martin Dempsi dhe vlerësoi progresin e bashkëpunimit mes dy vendeve, që nga koha kur vizitoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në shkurt të vitit të kaluar si zv/president.
Xi tha se vizita e Dempsit do të ndihmojë në thellimin e lidhjeve ushtarake në një mënyrë të shëndetshme e të qëndrueshme.
Dempsi theksoi se ishte i kënaqur nga takimet që ka zhvilluar gjatë vizitës në Kinë.
Ai gjithashtu shprehu ngushëllime për viktimat e tërmetit në Sichuan dhe vlerësoi punën që ka bërë ushtria gjatë operacioneve të shpëtimit. (Ardi Pulaj)