Sipas të dhënave nga Drejtoria Civile e provincës Sichuan, deri në orën 6:00 të 23 prillit, tërmeti i Lushan-it ka shkaktuar 193 viktima, 25 të zhdukur dhe 12,211 të plagosur, duke prekur 1.99 milionë njerëz nga 19 qytete të provincës.
Ndërkohë, sipas Drejtorisë Shtetërore Sizmologjike të Kinës, janë regjistruar 3244 pasgoditje tërmeti, 100 prej të cilave të magnitudës 3.0 ballë.
Drejtoria Civile e provincës Sichuan u shpreh të hënën se aktualisht materialet ndihmëse janë gati, por ende nuk kanë mbërritur për shkak të bllokimit të rrugëve. Deri në mbrëmjen e 22 prillit, rrugët kryesore në qytezat Baoxing dhe Lushan janë restauruar dhe kanë filluar transportimin e materialeve.
Gjithashtu, ekipi kombëtar i shpëtimit vazhdon punën e kërkim-shpëtimit me 5 ekipe të vogla. Krahas këtyre, edhe forcat ajrore janë mobilizuar në transportin e materialeve të ndihmës. (Jiang Lei/Albana)