Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon apeloi të hënën shpejtimin e arritjes së një zgjidhjeje politike për krizën siriane.
Thirrja e tij erdhi gjatë takimit me sekretarin e përgjithshëm të Ligës Arabe Nabil al-Arabi dhe të dërguarin e posaçëm të OKB-së dhe Lidhjes Arabe për Sirinë Lakhdar Brahimi.
Ata "diskutuan mënyrat për të ndihmuar partitë politike siriane të udhëheqin procesin e paqes duke u dhënë fund veprimeve të dhunshme që do të cënonin tranzicionin politik të Sirisë," tha zëdhënësi Martin Nesirky për gazetarët pas takimit.
"Sekretari i përgjithshëm premtoi të shfrytëzojë të gjithë pushtetin e tij për të ndaluar tragjedinë sirianë dhe mbështetjen e të dërguarit të posaçëm për arritjen e një marrëveshjeje politike," shtoi Nesirky. (Leftion Peristeri)