Një substancë e dyshimtë, që më vonë rezultoi se ishte miell, u zbulua të martën në një letër, e cila ishte nisur në adresë të ministrit koreanojugor të mbrojtjes, Kim Kwan-jin, raportuan mediat e Seulit.
Një foto e publikuar nga ministria tregonte zarfin që përmbante pluhurin e bardhë dhe një letër kërcënuese.
Dërguesi shkruante se do të dënonte Kimin nëse fyente dinjitetin e Koresë së Veriut dhe provokonte luftë. (Ardi Pulaj)