Presidenti rus Vladimir Putin i telefonoi të hënën në mbrëmje homologut të vet kinez Xi Jinping për t'i shprehur ngushëllime për viktimat nga tërmeti i rënë në provincën Sichuan.
Lideri kinez e falënderoi presidentin rus, duke theksuar se tani po zhvillon punët e gjithanshme të shpëtimit. "Populli kinez, që është bashkuar si një trup i vetëm, do të bëjë përpjekje të përbashkëta për të kapërcyer vështirësitë e krijuara nga fatkeqësia dhe për të rindërtuar vatrat e veta," tha z. Xi Jinping.
(Çan Jean/Artani)