Në takim, z. Liu vuri në dukje se Kina dhe Europa po thellojnë lidhjet, po shtojnë interesat e përbashkëta dhe po presin që të kenë një perspektivë më të mirë bashkëpunimi. Ai shprehu dëshirën që pjesëmarrësit në forumin e sivjetshëm të paraqesin më shumë propozime konstruktive në të mirë të zhvillimit të shëndetshëm të marrëdhënieve kino-europiane.
Ndërsa përfaqësuesit e palës europiane shprehën së pari në këtë takim ngushëllime për viktimat nga tërmeti në distriktin Lushan të provincës Sichuan dhe vlerësuan punën efektive të shpëtimit të qeverisë kineze. Ata shfaqën dëshirën për të forcuar më tej shkëmbimet ndërpartiake me palën kineze, për çuarjen përpara të marrëdhënieve dypalëshe.
(Çan Jean/Artani)