Sipas statistikave të Drejtorisë së Çështjeve Civile të provincës Sichuan, deri në orën dy të pasdites së të hënës, tërmeti i rënë të shtunën në këtë provincë ka shkaktuar 188 të vdekur, 11950 të plagosur dhe 25 të humbur. Deri në mesditën e po kësaj dite, drejtoria e transportit e provincës Sichuan ka ngritur 15 grupe ndihme të pajisura me 800 mjete për të hapur rrugët në zonën e prekur nga tërmeti. (Vera/Artani)