Një total prej 2,044 pasgoditjesh tërmeti janë regjistruar deri të hënën në fshatin Lushan, me e forta me magnitudë 5.4 ballë, thanë autoritetet.
Katër pasgoditje u regjistruan me magnitudë 5.0 deri 5.9 ballë, sipas Administratës Kineze të Tërmeteve.
Një lëkundje sizmike e magnitudës 7.0 ballë, goditi të shtunën fshatin Lushan, aftër qytetit Ya'an të provincës Sichuan të Kinës Jugperëndimore. Numërohen deri të hënën në mëngjes 186 të vdekur dhe 11,393 të plagosur. (Leftion Peristeri)