Agjencia e Lajmeve Hsinhua njoftoi se një ekip rus i shpëtimit prej 198 vetash do të mbërrijë në Sichuan në mesditën e 22 prillit për punët e shpëtimit në zonën e tronditur nga tërmeti.
Qendra e Shpëtimit e Kinës në Sichuan, duke u bazuar nga gjendja lokale, i ka sugjeruar ekipit rus të niset në qytezën Baoxing për shpëtim.
Tani, në qytezën Baoxing të qytetit Ya'an ka një ekip shpëtimi i përbërë prej mbi 1000 personash.(Jiang Lei/Albana)