Administrata Kineze e Tërmeteve ka vendosur shtatë stacione të lëvizshme për të monitoruar lëvizjen e pasgoditjeve në provincën Sichuan pas tërmetit 7 ballësh të së shtunës.
Të dhënat e mbledhura mund të transmetohen në kohë reale nëpërmjet internetit për t'u analizuar lëvizjet pasgoditëse në fshatin Lushan.
Gjithsej 34 skuadra pune me 100 njerëz secila janë dislokuar në zonën e prekur nga fatkeqësia natyrore.
Mbi 2,100 valë pasgoditëse janë regjistruar në Lushan deri të hënën në mesditë, ku goditja me e fortë ka pasur magnitudë 5.4 ballë, thotë AKT-ja. (Leftion Peristeri)