PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Seuli: "Respektojmë marrëveshjen me SHBA"
2013-04-22 18:44:13 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri koreanojugor i Mbrojtjes, Kim Kwan-jin tha të hënën se vendi do të marrë komandën operacionale luftarake nga Uashingtoni, në vitin 2015, ashtu siç është planifikuar.

Deklarata erdhi pas spekulimeve se një gjë e tillë nuk do të ndodhte për shkak të kërcënimeve për luftë nga Koreja e Veriut.

Kreu i dikasterit të mbrojtjes, tha se Ministria do të respektojë marrëveshjen mes Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Marrëveshja u nënshkrua në vitin 2010. Sipas saj, Uashingtoni do t'i dorëzojë komandën Seulit, në 1 dhjetor 2015. Aktualisht në Korenë e Jugut janë të stacionuar 28500 trupa amerikane. (Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China